Home > By Name / Sipas Emrit > Agnesa Vuthaj
Rate this file (current rating : 3.5 / 5 with 2 votes)
Rubbish
Poor
Fair
Good
Excellent
Great
Click to view full size image
Agnesa Vuthaj
227.jpg Çiljeta Xhilaga - Chili GretaKoci.jpg Greta Koci Agnesa_Vuthaj_2.jpg Agnesa Vuthaj 125.jpg Gentiana Ismaili - Genta 119.jpg Adelina Ismaili
File information
Filename:Agnesa_Vuthaj_2.jpg
Album name:admin / Agnesa Vuthaj
Rating (2 votes): (Details)
Keywords:Agnesa Vuthaj
File Size:86 KB
Date added:Aug 25, 2007
Dimensions:496 x 741 pixels
Displayed:1167 times
URL:http://www.bukuroshe.com/fotografia-1883.html
Favorites:Add to Favorites
Anonim_Lina  [Dec 28, 2007 at 04:50 AM]
Yllka Berisha - “Miss Kosova 2007”

Për herë të parë një vajzë me banim jashtë Kosovës fiton kurorën “Miss Kosova”. Yllka Berisha jeton prej vitesh në Suedi dhe është kthyer për të rrëmbyer këtë çmim.

Mbretëresha e bukurisë shqiptare në Kosovë tashmë quhet Yllka Berisha. Vajza fitoi kurorën “Miss Kosova 2007” mbrëmjen e së dielës në mesin e 19 vajzave që vinin nga qytete të ndryshme të Kosovës, nga Kosova Lindore, Maqedonia e Diaspora, në praninë e një publiku të zgjedhur. Pikërisht vajza fituese që rrëmbeu kurorën e bukurisë vjen nga Suedia, duke qenë kështu hera e parë në historinë e missit në Kosovë që kurorën ta fitojë nga bukuroshe me banim jashtë Kosovës. Spektakli, i organizuar për të dytin vit radhazi nga Agnesa Vuthaj, u mbajt në Sheshin 21 në Prishtinë, moderatorë të së cilit ishin vetë producentja Agnesa Vuthaj dhe Labinot Gashi – Labi. Ngjarja është transmetuae nga RTV 21. Edhe pse pa mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Agnesa ia ka dalë që të gjejë sponsorët për ta realizuar spektaklin, duke vazhduar kështu traditën e mbajtjes së tij, sikur ka premtuar se do të jetë tradicional. Sigurisht se evenimenti, ndonëse është vonuar, më në fund është realizuar falë përkushtimit të organizatores që ai të mos dështojë dhe natyrisht në saje të mbështetjes së sponsorëve të ndryshëm dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës, që sivjet e ka përkrahur spektaklin. Yllka Berisha, veç titullit, do të ketë edhe disa benificione të tjera, si një bursë studimi trevjeçar në Universitetin AAB, përfaqësimin e Kosovës në spektakle jashtë vendit, ku më e fundit do të jetë pjesëmarrja në Egjipt në spektaklin ndërkombëtar Top Model of the World, ndërkohë që do të mund të përfaqësojë Kosovën edhe në “Miss World”, në qoftë se Kosova do të fitojë pavarësinë, gjë që është e mundshme që këtë fat të përfaqësimit të shtetit tonë për herë të parë zyrtarisht në pasarelat e bukurisë ndërkombëtare do ta ketë bukuroshja Yllka Berisha. Dhjetë ditë parapërgatitore iu kanë mjaftuar vajzave për të qenë të gatshme në tri sfilatat e tyre në mbrëmjen finale të 9 dhjetorit. Si hyjnesha në fron ato janë shfaqur në daljen e parë, me një veshje prej pelerine të bardhë, me kurorë lulesh në kokë, që krijonin vërtet përshtypjen e hyjneshave të padjallëzuara. Mbrëmja ka vazhduar me paraqitjen e vajzave në sfilatën e dytë me rroba banjoje, ku ato më së miri kanë mundur të shpalosin hiret e tyre femërore. Ndërkaq sfilata e tretë i ka sjellë vajzat më ndryshe në skenë, me fustane elegante, dizajne të shtëpisë ë modës “Menakon”. Por nuk kanë munguar në këtë rast edhe përpjekjet e tyre në grup që të mund t’ia thonë sipas mënyrës së tyre një kënge të famshme të këngëtares Rihana, të përcjellë nga Andin Randobrava. Pas këtij momenti 10 vajza kanë hyrë në gjysmëfinale, për të vazhduar garën për titullin “Miss Kosova 2007”. Çmimi i parë i dhënë ka qenë “Miss Sharmi”, të cilin e ka rrëmbyer Rrezarta Sfeqla, ndërkaq çmimin “Miss Miqësia” vetë bukuroshet kanë vendosur që t’ia japin Adelina Eminit, si mikja më e mirë e tyre gjatë ditëve të provave. Ajo që është vlerësuar për çmimin “Miss Fotozhenia” ka qenë Agnesa Gashi, ndërkaq “Miss Personaliteti” është zgjedhur Arta Maloku, e cila ka fituar edhe një bursë shkollimi trevjeçar në Universitetin AAB. Në “Miss Kosova 2007” është dhënë edhe çmimi për talenten më të mirë dhe këtë e ka fituar Flutura Krasniqi, bashkë me të drejtën për të ndjekur një kurs për instrumente muzikore në shkollën “Vihuela”. Ndarjen e çmimeve e ka bërë juria e spektaklit, e përbërë nga këta emra: Jon Metthew-kryetar, (drejtor i një agjencioni modelesh në Dubai), Gani Ibërdemaj, Berat Buzhala, Arta Prekazi, Nadira Zymberi, Rezarta Shkurta, Egla Harxhi – “Miss Albania 2007” dhe Gjelbrim Berisha. Ndërkohë që Mentor Zymberaj ka qenë regjisor dhe koreograf i spektaklit, skenografinë e ka bërë Zani Ballazhi ndërsa e ka ndërtuar N.p.p Nika – Drenas.

Box:

Pesë fitueset e çmimeve të para:

1. Fituesja e spektaklit “Miss Kosova 2007” është Yllka Berisha;
2. Vajza e quajtur Heroina Bajra është zgjedhur “Shoqëruesja e parë;
3. Aurora Gumnishta ka fituar çmimin “Shoqëruesja e dytë”;
4. “Shoqëruesja e tretë” është zgjedhur vajza me numrin 6 – Flutura Krasniqi;
5. “Shoqëruesja e katërt” është Mimoza Ahmetaj.

Mysafirët në “Miss Kosova 2007”

Mysafirë të mbrëmjes kanë qenë pak këngëtarë, por të gjithë me krijime të dala nga edicioni i fundit i festivalit “Kënga Magjike 2007”. Ndër ta edhe një këngëtare nga Shqipëria. Rezarta Shkurta ka qenë e para këngëtare që ka hapur anën argëtuese të spektaklit, duke vënë në skenë tingujt muzikor të këngës me të cilën ishte konkurrente në festivalin “Kënga Magjike”. Gjithashtu një këngë e dalë nga skena e këtij festivali ëhstë risjellë para publikut nga Jehona Sopi. “Fustan i bardhë” i Jehonës, që fitoi çmimin “Best vocal” dhe arriti të hyjë në mesin e pesë më të mirëve në listën e fituesve, është prurë sërish me fustan të zi nga Jehona Sopi. Ndërkaq, po nga skena e “Këngës Magjike” në Sheshin 21 ‘ka zbarkuar’ edhe një këngë tjetër e kënduar nga çifti Mihrie Braha e Naim Abazi. “Rob i dashurisë”, që për herë të parë u promovua në Tiranë, është kënduar po mjaft ndjeshmëri nga dueti, që kanë ngjallur atmosferën. Ndërkaq, dy koreografi të vëna në skenë nga Trupa e Baletit të Kosovës kanë qenë pikat e tjera argëtuese të këtij spektakli bukurie.
Anonim_Anon  [Mar 25, 2008 at 06:48 PM]
Anonim_flora  [Jul 01, 2008 at 06:59 PM]
tung agnesa je numer nje valla keso bukuroshe mis kosova se besoj qe do ket qao.
Add your comment
Name Comment
 :lol:  :-P  :-D  :-)  :-|  :-(  :cry:  8-)  :-o  :-?  :oops:  :shock:  :-x  :roll:  ;-)  :idea:  :!:  :?: